Në Istog u shfaq filmi "Njerëzit e gjyshit tim"
22.11.2019
Në kuadër të “Ditëve të kinematografisë turke në Kosovë", Instituti Junus Emre në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës pranë Komunës së Istogut sot ka realizuar shfaqjen e filmit artistik, “Njerëzit e Gjyshit tim” nga regjisori i njohur, Çağan Irmak.
Ndërsa grupi i fëmijëve të pallatit të kulturës të cilët kishin marrë pjesë edhe në aktivitetin e fëmijëve “Türk Dünyası Araştıramları Vakfı – Çocuk Şenliği” dhe kishin fituar vendin e tretë kanë performuar para shfaqjes së filmit.
Ndryshe, me një kast aktorësh të njohur si: Çetin Tekindor, Yiğit Özşener, Gökçe Bahadır, Mert Fırat dhe shumë aktorë tjerë të kinematografisë turke, adhuruesit e filmit patën rastin të shohin skena të emocionale të bazuara ne një ngjarje te vërtetë.