Hyni në provim
1. Çfarë është Provimi i Çertifikimit të Turqishtes (TYS)?
TYS është një provim i zhvilluar nga Instituti Yunus Emre, i cili aplikohet në shkallë ndërkombëtare për përcaktimin e aftësive gjuhësore të individëve që e mësojnë turqishten si gjuhë të huaj ose si gjuhë amtare duke matur të gjitha aftësitë themelore të gjuhës.
2. Kush mund të hyjë në Provimin e Çertifikimit të Turqishtes (TYS)?
Në TYS mund të hynë ata që mësojnë turqishten si gjuhë e huaj, studentët që u duhet të çertifikojnë aftësinë e tyre të gjuhës turke për aplikim ose pranim në universitetet e Turqisë, kandidatë që dëshirojnë të jenë mësimdhënës të gjuhës turke në institucione të ndryshme jashtë vendit, përkthyesit që duan të dokumentojnë njohuritë e tyre të gjuhës turke, shkurtimisht në këtë provim mund të hyjë kushdo që dëshiron të matë aftësinë që zotëron për gjuhën turke.
3. Pse duhet t’i nënshtrohem Provimit të Çertifikimit të Turqishtes (TYS)?
Provimi i Çertifikimit të Turqishtes (TYS) është një provim që mat dhe dokumenton aftësitë tuaja të gjuhës turke. Nëse arrini sukses në Provimin e Çertifikimit të Turqishtes ju mund të përjashtoheni nga detyrimi i pjesëmarrjes në klasën përgatitore për gjuhën turke në universitetet e Turqisë, në shumë intervista pune mund të dokumentoni njohuritë tuaja të turqishtes pa iu nënshtruar provimeve të gjuhës dhe ky provim mund t’ju shërbejë për qëllimet e karrierës suaj akademike.
4. Si mund të aplikoj për Provimin e Çertifikimit të Turqishtes (TYS)?
Aplikimin për provim mund ta kryeni online në adresën e internetit sinav.yee.org.tr
5. Nga cilat pjesë përbëhet Provimi i Çertifikimit të Turqishtes (TYS)?
Provimi i Çertifikimit të Turqishtes, i përpiluar mbi bazën e standarteve ndërkombëtare përbëhet nga pjesët “Lexim, Dëgjim, Shkrim dhe Të folurit (e folur e pavarur, dialogim)”. Kandidatët, të cilët përfundojnë me sukses provimin ku testohen aftësitë lexim, dëgjim, shkrim dhe të folurit, pajisen me Çertifikatën e Gjuhës Turke.
6. Si zhvillohet Provimi i Çertifikimit të Turqishtes (TYS)?
Provimi i Çertifikimit të Turqishtes zhvillohet në 3 seanca. Në seancën e parë kandidatët u përgjigjen pyetjeve të krerëve lexim dhe dëgjim, në senacën e dytë pyetjeve të testimit të aftësisë shkrim dhe në seancën e tretë pyetjeve të të folurit të pavarur dhe dialogimit.
7. Sa është kohëzgjatja e Provimit të Çertifikimit të Turqishtes (TYS)?
Kohëzgjatja e Provimit të Çertifikimit të Turqishtes është 180 minuta nga të cilat 60 “lexim”, 45 “dëgjim”, 60 “shkrim”, 5 “e folur e pavarur” dhe 10 minuta “dialogim”.
8. Sa herë në vit zhvillohet Provimi i Çertifikimit të Turqishtes (TYS)?
Provimi i Çertifikimit të Turqishtes zhvillohet 3 herë në vit, datat e të cilit shpallen me përcaktim të Institutit Yunus Emre në adresën e internetit tys.yee.org.tr. Provimi zhvillohet njëkohësisht në Turqi dhe në Qendrat Kulturore Turke të Institutit Yunus Emre në të gjitha shtetet.
9. A mund të posedoj një shembull të Provimit të Çertifikimit të Turqishtes (TYS)?
Një shembull të provimit TYS mund ta shkarkoni nga adresa e internetit tys.yee.org.tr