20 vjetori i themelimit të Korit të Grave të Pejës

Yazıcı-dostu sürüm

Kori i Grave të Pejës nën udhëheqjen e Nemide Begolli i cili herë pas here provat e saj i mban edhe në Institutin Junus Emre në Pejë, kremtoj 20 vjetorin e themelimit me një koncert rasti.

Në koncertin e datës 4 maj përveç këngëve të përzgjedhura të korit të grave të Pejës, u paraqitën edhe shumë mysafir të tjerë si, kori i burrave të Pejës “Okteti”, kori i grave Nexhmije Pagarusha nga Prishtina, familja Kelmendi si dhe profesoresha e Universitetit Haxhi Zeka Soprano Besa Berberi, të cilët me paraqitjen e tyre audiencës i kanë përjetuar një natë të paharruar. Në fund të programit u ndanë mirënjohje për gratë të cilat kontribuuan për 20 vjet në ruajtjen e vlerave të korit të qytetit.

Kori i grave të Pejës

Kori është themeluar nga Forum i Grave në vitin 1999 ndërsa Instituti jonë punë me Korin e Grave e ka filluar qysh nga viti 2016 përkrahjen e të cilit e vazhdon edhe sot. Kori nga viti 2009 ka filluar të udhëheqet nga zonja Nemide Begolli e cila po ashtu ka sjellur një fryme të re në këtë të fundit. Kori Grave të Pejës së bashku me koret e tjera të Kosovës kanë pasur mundësin të marrin pjesë edhe ne festivalet ndërkombëtare jashtë Kosovës.