Nxënësit e shkollës së artit u njohën me "Ebru"-në

Yazıcı-dostu sürüm

Më 7 nëntor 2019 në Shkollën e Mesme të Arteve Aplikative “Odhise Paskali” në Pejë u bë  prezantimi i artit “Ebru”. Prezantimi u bë nga artistja vendase e cila për katër vite rresht ishte pjesë e projektit “Nga mësuesi tek nxënësi” i cili u mbajt në Kosovë.

Prezantimi i teknikës së artit tradicional turk, tani më edhe modern “Ebru” do ta bëjë artistja jonë Shenaj Jusuf, ku njëkohësisht do të jap edhe informata mbi historikun, materialet punuese, teknikën dhe karakteristikat e saj.

Aktiviteti u realizua me pjesëmarrjen e nxënësve të klasave të para dhe të dyta të drejtımeve tekstil dhe pikturë së bashku me profesorët e tyre, të cilët u informuan për detajet e teknikes së artit Ebru të cilët njashtu kishin pyetje të shumta.

Arti “Ebru” vazhdon ta gëzoj vëmendjen e gjithë botës po ashtu edhe të Ballkanit, për veçoritë në ruajtjen e origjinaliteti dhe vjetërsisë së saj në artet pamore si dhe për karakteristikën e aplikimit të saj mbi ujë, përzierjen harmonike dhe të lirë të ngjyrave në ujë, përfitimin e të gjitha materialeve punues nga natyra, si dhe procesin e saj të veçantë të pasqyrimit në letër.