Përse Junus Emre

Përse Junus Emre

Instituti “Junus Emre” emrin e ka marrë nga Yunus Emre, një poet mistik nga Anadolli që ka jetuar në shekujt e 13-të dhe 14-të. Veçoria më e rëndësishme është se ai është një emër simbolik që përfaqëson vlerat humane, dashurinë njerëzore dhe paqen shoqërore. Kështu që, edhe Instituti ynë duke i prezantuar botës kulturën dhe artin e Turqisë, duke përdorur gjuhën më perfekte, më të rafinuar dhe origjinale të qytetërimit të vet synon të punojë për një botë më paqësore, ku njerëzit ta kuptojnë më mirë njëri-tjetrin. Për t’ia arritur këtij qëllimi dhe për të treguar që edhe ne kemi diçka për t’ia thënë të gjithë botës, para së gjithash duhet të rrëfejmë drejtë veten tonë dhe vlerat kulturore që kemi. Nuk është rastësi zgjedhja e emrit “Junus Emre” për Institutin tonë, i cili vepron e punon me një botëkuptim që në fokus përherë ka njeriun. Ky personalitet i madh, me vjershat dhe poezitë e tij nuk ka kontribuar vetëm në zhvillimin e gjuhës turke, por njëherësh me filozofinë e tij të ngritur mbi vlerat universale njerëzore ai ka dhënë mesazhe, që synojnë një bashkëjetesë paqësore dhe përreth vlerave të përbashkëta të njerëzimit pa bërë asnjë dallim në fe, gjuhë apo racë. Instituti “Junus Emre” i ka vendosur si objektiv vetes që këtë filozofi themelore ta marrë në konsideratë në të gjitha aktivitetet e tij.