NË KOSOVE U SHFAQ FILMI “HISTORI E GJATË”

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Junus Emre në Pejë në kuadër të aktiviteteve kulturo-artistike për promovimin e kinematografisë turke në Kosovë po vazhdon. Deri më tani nga kinematografia turke janë shfaqur filma të ndryshëm gjithashtu edhe janë organizuar biseda me regjisorë. Se fundmi me 10-12 dhjetor 2015 u organizuan biseda me regjisorin Semih Kaplanoçlu në kuadër të shfaqjes së tre filmave të tij nga
“Trilogjia e Jusufit”. Filmat e njohur “Qumështi”, “Veza” dhe “Mjalti”, u shfaqen publikut Kosovarë në tri qytete të ndryshme.

                Instituti Junus Emre në programin e shfaqjeve të kinematografisë turke për vitin 2016 shfaqjen e saj e realizoj në Shtëpinë e Kulturës në Komunën e Istogut më 28/09/2016. Shfaqja e filmit “Histori e gjatë” zgjoj interesimin për qytetarët e Istogut. Roli kryesorë në filmin “ Histori e gjatë” u luajt nga tani më i mirënjohuri në Kosovë Kenan Imizalioglu i cili u pëlqye mjaft nga publiku.

                Aktiviteti i cili na mundësoj të njihemi si Institut edhe nga fshati i poetit tonë kombëtar Mehmet Akif i cili ndodhet afër Istogut , u bë mjet i tërheqjes së vëmendjes për kurset e Gjuhës Turke. Në aktivitet morën pjesë drejtori i shkollës fillore Mehmet Akif Ersoy dhe drejtori i radio Fontanës.