Emocionet e Certifikimit në Institutin Junus Emre Pejë

Yazıcı-dostu sürüm

Nxënësit e kursit të Gjuhës Turke të Institutit Junus Emre në Pejë në ceremoninë e organizuar më 18/05/2016 pranuan certifikatat e niveleve A1 dhe B2.

Në ceremoninë ku morri pjesë edhe Ambasadorja e Turqisë për Kosovë në Prishtinë z. Kıvılcım Kılıç, drejtori i Institutit Junus Emre në Prishtinë Dr. Mehmet Ülker në fjalimin e tij ka treguar se numri i qendrave kulturore Turke në botë është 45 dhe se qëllimi kryesor i këtyre qendrave është zgjerimi dhe mësimi i Gjuhës Turke ndërsa nëpërmes ngjarjeve artistike të krijojmë ura komunikimi dhe miqësisë. Gjithashtu falënderoj të pranishmit nxënësit dhe familjarët e tyre në pjesëmarrje. Ndërsa Ambasadorja e Turqisë Kıvılcım Kılıç në fjalimin e saj tha se është shumë e lumtur me punën e Institutit Junus Emre në organizimet e aktiviteteve për njohjen e kulturës dhe Gjuhës Turke në fushat e ndryshme. Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie shumë të veçanta dhe kjo marrëdhënie mund të forcohet më tej, duke mësuar gjuhën e njëri-tjetrit.

Në kuadër të programit kursistët Roni Ramizi, Adelina Gërgoci, Kreshnik Belegu dhe Rijana Lipa folën për përvojën e tyre gjatë mësimit të turqishtes. Roni Ramizi në fjalimin e tij emocionoj të gjithë të pranishmit duke treguar për përvojen e tij në Shkollën Verore Turke 2015.  Ndërsa kursistët e grupit C1 performuan me kitarë dhe violinë para të pranishmëve dy pikë muzikore “Hasretinle Yandı Gönlüm” dhe “Uzun İnce Bir Yoldayım”.

Ceremonia përfundoj me marrjen e certifikatave.