Ushtria turke ndihmon arsimin në Kosovë

Yazıcı-dostu sürüm

Forcat përfaqësuese të KFOR-it turk në Kosovë kanë dhuruar çanta dhe materiale shkollore për nxënësit nëpër shkolla të ndryshme të Kosovës.

Më datën 20 shtator 2018 Kryesia e përfaqësisë turke në shkollën “Smajl Hajdari” në Pejë ka dhuruar çanta dhe materiale shkollore për nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta. Ndërsa përdaqësuesit e Institutit Junus Emre në Pejë kanë shoqëruar ndarjen e këtyre ndihmave. Po ashtu pajisja me çanta shkollore dhe me materiale shkollore si fletore, lapsa, ngjyra dhe shume mjete tjera kan ndarë në shkollat e Dragashit, Reçanit, Mamushës, Gjakovës, Lipjanit, Janovës, Gjilanit, Shtimes, Malisheves dhe Dobërgjanit.