U realizua ëndrra e Turqisë për nxënësit kosovarë

Yazıcı-dostu sürüm

Rreth njëqindë të rinj kosovarë do të eksplorojnë Turqinë, për t’iu bashkangjitur Kampeve Rinore, të organizuara nga Ministria e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Turqisë.

Të rinjtë kosovarë kanë shprehur një interesim të madh për pjesëmarrje në këto kampe, për të cilat kishte më shumë se 300 aplikime, kurse pjesëmarrja e tyre në këtë organizim me plot aktivitete rekreative është mundësuar me ndërmjetësimin e Instiutit Junus Emre në Prishtinë, Prizren dhe Pejë dhe International Maarif Schools of Kosova.

Në këto kampe të organizuara në 13 qytete të ndryshme të Turqisë si në Izmir, Antalya, Bursa, Samsun, Trabzon etj, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë bukurinë natyrore dhe kulturore të vendeve.

Gjatë qëndrimit pesë ditor në këto kampe, të rinjtë marrin pjesë në aktivitete kulturore si teatër, muzikë, valle e dramë, sociale si orë leximi, lojëra të ndryshme të realizuara në grupe dhe ato sportive si gjuajtje me hark, ngjitje në mal, futboll, e sporte të tjera të cilat realizohen për të kontribuar në zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror dhe social të të rinjve.

Deri më tani 67 nxënës vetëm se kanë përfunduar këtë përjetim të paharruar, ndërkaq grupet tjera do të shkojnë gjatë javëve në vijim. Kampet do të përfundojnë në muajin shtator.