Promovimi i librit “Peja në Dokumentet Osmane"
Më 3 maj 2019 në Pejë u mbajt promovimi i librit “Ura Kulturore mes Bagxhëllarit dhe Pejës – Peja në Dokumentet Osmane.
Në programin e organizuar nga Instituti Junus Emre, morën pjesë zëvendës Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë z. Onur TAZAN, Kryetari i Komunës së Bagxhëllarit Lokman ÇAĞIRCI, Kryetari i Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri, Kryetari i Komunës së Mamushës Abdulhadi Krasniç, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës znj. Xhenet Syka, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë Mulla Musli Arifaj, profesor nga Dega e Orientalistikës pranë Universitetit të Prishtinës, letrarë dhe poetë, përfaqësues të institucioneve, organizatave jo qeveritare si dhe shumë pjesëmarrës të tjerë.
Libri “Peja në Dokumentet Osmane” është përgatitur nga Komuna e Bagxhëllarit me rastin e nënshkrimit të protokollit të binjakëzimit të kësaj komune me Komunën e Pejës.
Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i bashkisë së Bagxhëlalrit z. Lokman Çagerxhe (ÇAĞIRCI) tha: Projektet tona synojnë që të transmetojmë në brezat e ardhshëm trashëgiminë historike, që na kanë lënë amanet brezat e mëparshëm duke forcuar në këtë mënyrë urën shpirtërore që ekziston ne mes vendeve tona. Falënderoj veçanërisht kryetarin e bashkisë së Pejës z. Gazmend Muhaxherin, me të cilin firmosëm me datën 22 shkurt 2017 protokollin e binjakëzimit mes bashkive tona, për interesimin e tij të madh që kjo vepër të realizohet sa më e plotë.
Ndërsa Kryetari i Komunës së Pejës Muhaxheri, tha se: Projektet e tilla po e pasurojnë kulturën historike të Pejës dhe shpresoj që në kuadër të binjakëzimit që kemi me bashkinë e Bagxhëllarit të kemi edhe projekte të tilla por edhe të fushave të tjera në të ardhmen.
Në fjalimin e tij autori i librit H. Jëlldërëm AGANOGLL ndër të tjerash tha se: “Ky botim me titull simbolik “Ura kulturore me Bagxhëlalrit dhe Pejës” dhe me nëntitull Peja në Dokumentet Osmane përbëhet nga 44 dokumente të viteve 1530 dhe 1916 të cilat gjenden në Arkivin Osman të Kryeministrisë së Turqisë. Jo gjithmonë është e mundur të gjenden dokumente me nënshkrim nga dora e sulltanit, ndera gjatë hulumtimit në lidhje me Pejën arritëm të identifikojmë dy dokumente një të vitit 1729 periudha e Sulltan Ahmetit të III dhe një të vitit 1824 të periudhës së sulltan Mahmutit II të cilat mendoj se paraqesin interes për lexuesit sepse në këto parashtresa gjenden edhe nënshkrimet origjinale të bëra personalisht nga këta sulltanë.
Në librin me 132 faqe ju mund të shihni dokumente si, aktet e censusit të popullsisë, veprimtarinë e metropolitit ortodoks të Pejës, punimet urbanistike dhe publike, ndihmat e shtetit ndaj popullsisë së varfër, aktet e emërimeve të detyrave, skicimet e planeve ndërtuese si dhe fermanët e ndryshme. Botimi po ashtu është pasuruar me shumë fotografi historike dhe turistike të kazasë së Pejës, e njohur edhe si vendlindja e Mehmet Tahir Efendiut babait të Mehmet Akif Ersojit, poetit i cili shkroi Marshin e Pavarësisë së Republıkës së Turqisë.
Pas prezantimit të librit nga autori H. Jëlldërëm AGANOGLL, ceremonia përfundoi me pyetje dhe përgjigje nga pjesëmarrësit.