Panairi i dytë i librit në Pejë

Yazıcı-dostu sürüm

Panairi i dytë u mbajt në mes të datave 13-16 qershor 2016 në qendrën e qytetit të Pejës, i cili u organizua nga Komuna e Pejës në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre Qendren Kulturore Turke në Pejë. Në panairin i cili zgjati katër ditë për herë të parë morën pjesë edhe shtëpi botuese nga Turqia të cilëve u mundësua ardhja përmes Institutit Yunus Emre. Shtëpit botuese nga Turqia të cilat morën pjesë në panairin e dytë të librit ishin Nobel, Matbu, Ebabil, Orhun si dhe nga Shqipëria shtëpia botuese Fan Noli, nga Maqedonia Logos-A  ndërsa nga Kosova ishin shtëpitë botuese Sira, dhe Fleta.

Ndër vizitorët tjerë të panairit ishin edhe përfaqësuesit e medieve vendase dhe të rajonit si Agjensia Turke e lajmeve Anadolu, Radio Televizioni i Kosovës RTK1, Kosovaport, Kosovahaber, Radio e Kosovës programi i gjuhës turke etj. Në përgjigjet e përfaqësuesve të medieve përgjegjësi administrativ dhe ligjëruesi i Institutit Yunus Emre u shpreh se në panairin e dytë të librit në Pejë përveç librave në gjuhën turke do të ketë edhe literaturë të përkthyer në gjuhën shqipe nga turqishtja, ai po ashtu u shpreh se në këtë mënyrë po përpiqen të prezantojnë literaturën turke dhe botën e shtypit në qytetin e Pejës. Po ashtu ai theksoj se dëshiron që ky panair të kthehet në panair tradicional me anë të cilit shtëpitë botuese nga Ballkani dhe Turqia do të kenë rastin të krijojnë ura bashkëpunimi mes vete.

Gjatë panairit edhe Instituti Yunus Emre Qendra Kulturore Turke në Pejë ka hapur një stand ku ka prezantuar botimet dhe literaturën e mësimeve të gjuhës turke të Institutit Yunus Emre. Po ashtu pas kohës së iftarit është shërbyer edhe kafja turke.