Nxënësit e shkollës verore në Pejë u njohën me artin Ebru

Yazıcı-dostu sürüm

Më 12 korrik 2019 në kuadër të shkollës verore të organizuar nga  Qendra për Arsim dhe Zhvıllim CedX në Instıtutın Junus Emre në Pejë u prezantua arti tradicional turk Ebru.

Nxënësit të cilët për herë të parë ndodheshin në Instituti Junus Emre në Pejë patën rastin të njoftohen edhe me punën e Institutit tonë.

Gjatë aktivitetet të realizuar posaçërisht për fëmijët e shkollës verore, nxënësit morën informacion mbi artin e Ebrusë. Me anë të kësaj veprimtarie duke përmirësuar njohuritë e tyre mbi ngjyrat patën mundësinë të shohin me anë të praktikimit edhe mënyrën se si modele të përftuara mbi ujë përcillen në letër.

Nxënësve të cilët veç e veç realizuan punimet e tyre Ebru i’u iu mundësua atyre një udhëtim i shkurtër drejt botës së artit tradicional turk.