Në Pejë u shënua 22 Prilli Dita e Tokës
Të martën me 23 prill 2019, me rastin e 22 prillit Ditës Ndërkombëtarë të Tokës u realizua veprimtaria e artit ebru.
Aktiviteti i realizuar me bashkëpunim të Instituti Junus Emre dhe Youth Innovation Center u zhvillua në “Parkun e Paqes” në Pejë.
Aktiviteti filloj punimet të premten me 19 prill.
Fillimisht nxënësit morën njohuri mbi artin e ebrus. Me anë të kësaj veprimtarie duke përmirësuar njohuritë e tyre mbi ngjyrat patën mundësin të shohin me anë të praktikimit edhe mënyrën se si modele të përfituara mbi ujë përcillen në letër. Në veprimtaritë e ebrus, të realizuar duke u interesuar me secilin prej fëmijëve, iu mundësua atyre një udhëtim i shkurtër drejt botës së artit.
Veprimtaria që filloi me shfaqjen e artit ebru, përfundoi me garën e anijeve të përgatitura nga nxënësit, punuar nga teknika origami.
Afërsisht 30 nxënës nga shkolla fillore u mahnitën me artin ebru që në prezantimin e tyre të parë me këtë art.