Në Pejë hapet ekspozita e punimeve nga letra të Shoqatës së Gruas “Orkide” nga Prizreni

Yazıcı-dostu sürüm

Ekspozita e punimeve nga letra e Shoqatës së Gruas “Orkide” nga Prizreni u hap sot më 16 mars 2018 në Institutin Junus Emre në Pejë.

Në ekspozitë morën pjesë artëdashësit nga Peja, kursistë tone, ekipi i korit të gruas në Pejë si dhe antarët e shoqatës së gruas “Orkide” në Prizren në krye me kryetarën e shoqatës zonjën Sevgi Kervan.

Kryetarja e shoqatës së gruas “Orkide” në Prizren zonja Sevgi Kervan gjatë fjalimit përshëndetës falenderoj Institutin Junus Emre në Pejë për mundësin e hapjes së kësaj ekspozite. Ajo sqaroj se kjo ekspozitë është përkrahur nga Komuna e Gaziantepit ku tha se do të kishte dëshirë që kjo punë të fillohet edhe në qytetin e Pejës. Po ashtu ajo shpalosi përvoja e saj si kryetare e organizatës dhe informoj pjesmarrësit për aktivitetet që i bënë kjo shoqatë.

Ndërsa në fjalimin e tij përfaqësuesi i Institutit Junus Emre në Pejë Erdem Hamaratli tha se ndjehet i lumtur që nëpërmes artit këto dy qytetet Peja dhe Prizreni po bashkohen, gjithashtu theksoj se shpreson që bashkëpunimi në mes të dy shteteve të ngritet edhe në platforma të tjera. Ai gjithashtu përcolli përpara audiences se ekspozita do të qëndroj e hapur rresht një javë për vitzë.

Gjatë prezantimit të ekspotitës pejanët e interesuara për këtë lloj arti, gjetën gjuhë të përbashkët për krijimin e bashkëpunimit në të ardhmen.