×

Error message

Notice: unserialize(): Error at offset 4 of 4 bytes in variable_initialize() (line 1202 of /home/yeeorg/public_html/includes/bootstrap.inc).

Me një pjesëmarrje rekorde mbahet Koncerti digjital përkushtuar profesionistëve të shëndetësisë në mbarë botën!

Yazıcı-dostu sürüm

Koncerti digjital u përkushtua të gjithë punonjësve të sektorit të shëndetësisë të cilët këto ditë të fundit po luftojnë në frontin e parë kundër pandemisë së koronaivurist i njohur ndryshe si COVID-19 në mënyrë që të ruajnë shëndetin publik.

Në koncertin e cila u realizua me kontributin 22 artistëve kosovar dhe me moderimin e prezantuese së mirënjohur nga Turqia Pelin Çift dhe Feride Zeynullah nga Kosova, mori pjesë Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, Kryetar i Institutit Yunus Emre, Prof. Dr. Seref Ateş, Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, Presidenti i Memur-Sen, Ali Yalçın, Kryetari KDTP dhe Zëvendës Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Fikrim Damka, Rektorët e Universiteteve, Ambasadorët, konsujtë dhe drejtorët e YEE-ve që punojnë në pjesë të ndryshme të botës, përfaqësues të OJQ-ve, shumë intelektualë, gazetarë dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor.

Në fjalën e tij, Ministri Ersoy deklaroi se bota po lufton kundër Kovid-19, dhe se ata po shkruajnë epika me luftën e mjekëve dhe infermierëve kundër epidemisë çdo ditë. Duke uruar ngushëllime për punonjësit e kujdesit shëndetësor që humbën jetën për shkak të KOVİD-19, Ersoy përdori thëniet e mëposhtme: "Secili prej tyre do të vazhdojë të jetë udhërrëfyesi ynë në këtë rrugë ku lartësohen vlerat njerëzore. Unë do të doja të shpreh mirënjohjen time në emër të vetes dhe kombit tim për Fahrettin Koca, Ministrin tonë të Shëndetësisë, i cili u vlerësua shumë nga njerëzit tanë me punën e tij të ndjeshme dhe shkëmbimin e informacionit transparent. "

Instituti Yunus Emre ka prodhuar shkencë dhe kulturë për 10 vjet"

Kryetari i Institutit Yunus Emre, Prof. Dr. Şeref Ateş deklaroi se koncerti u mbajt me qëllim të respektimit të punonjësve shëndetësorë që punojnë për trajtimin e të prekurve nga Kovid-19 në të gjithë botën. Duke nënvizuar se njerëzimi aktualisht po përballet me një problem kaq të madh si KOVID-19, Ateş tha: "Sot ne e kuptojmë përsëri se sa e rëndësishme është të mbash njerëz të gjallë, dhe sa të pakuptimtë janë konkurrenca dhe luftërat e pushtetit në marrëdhëniet ndërkombëtare". 

Ambasadori në Prishtinë Çağrı Sakar deklaroi se ai gjithashtu ndien krenar me të afërmit në Kosovë, dhe ka falënderuar artistët për këtë organizimi tejet domethënës. 

Pas fjalimeve të hapjes, programi vazhdoi me këngët në gjuhën turke dhe shqipe. Në fund të programit, pjesëmarrës nga 29 vende dhe 32 qytete bënë thirrje ne gjuhet e tyre amtare me moton "RriNShpi".

Programi i cili u transmetua ne rrjete-sociale mori mbi 110 mije shikime.

Ju mund të ndiqni koncertin këtu: https://youtu.be/eaTQZQqqjD4