Klubi “Leximi nuk njeh barriera”

Yazıcı-dostu sürüm

Është hapur klubi “Leximi nuk njeh barriera” në bashkëpunim me Shoqatën Handikos Peja dhe Institutin Junus Emre. Në aktivitetin i cili do të ketë kohëzgjatjen një vit, do të realizohen aktiviteti si lexime librash, biseda, shfaqje filmash dhe çaste muzikore dedikuar personave me aftësi të kufizuar.

Në hapjen e klubit, drejtoresha e shoqatës Handikos Peja zonja Sabrije Zeqaj tha se, është e rëndësishme se kjo shoqëri të integrohen në jetën sociale, duke pasur parasysh nevojat e tyre, gjithashtu falënderoj Institutin Junus Emre për këtë aktivitet.

Ndërsa drejtori i Institutuit Junus Emre Dr. Mehmet Ülker në fjalimin e tij tha se, beson se përveç se klubi do të kontribuojë në integrimin social të personave me aftësi të kufizuar, me anë të tij do të bëhet edhe vetëdijesimi i qytetarëve për gjendjen e tyre. Drejtori Ülker, për të pranishmit lexojë vargjet e Ashik Vejselit dhe me pastaj zhvilloj një bisedë të shkurtër me pjesëmarrësit.

Në hapje gjithashtu morri pjesë edhe drejtori i shkollës për të verbër në Pejë, zotri Xhavit Kastrati ku në fjalimin përshëndetës potencoj se edhe nxënësit e shkollës për të verbër në të ardhmen planifikojnë të marrin pjesë në aktivitetet me grupe të ndryshme.

Më pastaj programi vazhdoj me leximin e librave për pjesëtarët e klubit nga Adelina Gërgoci dhe Viola Novobërda.