Hapet edicioni i 5-të i panairit të librit në Pejë

Yazıcı-dostu sürüm

Më 12 qershor 2018 në Pejë u hap panairi i 5-të i librit i organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit, Drejtorisë së Kulturës Rinis dhe Sportit të Komunës së Pejës, Institutit Junus Emre si dhe Bibliotekës Azem Shkreli.  

Panairi i cili organizohet me rastin e ditës së çlirimit të Pejës do të qëndroj i hapur deri më datën 16 qershor 2018. Në edicionin e 5-të të panairit të Pejës po marrin pjesë rreth 20 shtëpi botuese ku në mesin e tyre janë edhe shtëpitë botuese nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria. Ndërsa me ftesën e Institutit Junus Emre në Pejë morrën pjesë shtëpia botuese Logos-A nga Maqedonia dhe Fan Noli nga Shqipëria, shtëpi këto që kan një numër të madh të autorëve turq të përkthyera në gjuhën shqipe.

Në ceremonin e hapjes së panairit përveç leximeve të poezive nga poetët pjesmarrës në fjalitë përshendetëse drejori i Drejtorisë së Kulturës Rinis dhe Sportit të Komunës se Pejës z. Engelbert Zefaj tha se: Panairi i librit në Pejë është njëri ndër aktivitetet kryesore të qytetit dhe se dëshira jonë e madhe është që ky aktivitet të vazhdojnë ndër vite.

Ndërsa përfaqësuesi i Instittutit Junus Emre në Peje z. Erdem Hamaratli në fjalimin përshëndetës tha se: Panairi i librit çdo vit po shkon duke e ngritur ndikimin e saj dhe për këtë tha se ndjehemi të lumtur që jemi pjesë e këtij organizimi, po ashtu ai bëri e dije së në panair për lexuesit mund të gjejnë edhe vepra të autorëve turk të përkthyera në gjuhën shqipe.

Në panairin ku u shpalosën vlerat e përbashëta të të dy popujve vlen të theksohes se nga shtëpitë botuese të cilat morrën pjesë në panair, një pjesë të librave i’a dhuruarn Bibliotekës Rajonale Azem Shkreli në Pejë.