Emocionet e certifikimit nga kursi i turqishtes!

Yazıcı-dostu sürüm

U mbajt ceremonia e certifikimit të kursistëve që kanë mësuar turqishten në Institutin Junus Emre në Pejë. Në ceremoni u ndan gjithsej 59 certifikatat nga nivelet A1, A2, B1 dhe C2 për kursistët nga Peja dhe Gjakova që kanë përfunduar me sukses kursin në nivelet përkatëse.

Në ceremoninë e organizuar në Qendrën Rinore në Pejë morën pjesë, Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit pranë Komunës së Pejës, Engelber Zefaj, si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Ngjarja ka filluar me rrëfimet e nxënësve për përvojën e tyre ne shkollën verore dhe kane lexuar poezi nga Junus Emre dhe Mehmet Akif Ersoj. Programi ka vazhduar me pikat muzikore në gjuhen turke dhe shqipe.

Ndarja e certifikatave për kursistët është realizuar nga drejtori i drejtoratit për kulturë rini dhe sport z. Engelbert Zefaj, drejtori i Institutit Junus Emre në Kosove Dr. Mehmet Ülker, koordinatori për mësimin e turqishtes Hüseyin Güngör dhe lektorja nga Instituti Junus Emre në Pejë Ayşe Ligavçe.

Nëpërmes Instituti Junus Emre në Kosovë numri i atyre që mësojnë turqishten ka arritur në 700 persona. Përndryshe Instituti Junus Emre përveç mësimit të turqishtes organizon edhe aktivitete tjera kulturo – artistike.