“Mësoj Fjalë Përmes Fotografive” A1
Fjalori Tematik “Mësoj Fjalë Përmes Fotografive”
Fjalori tematik me titull “Mësoj Fjalë Përmes Fotografive” është përpiluar duke patur parasysh nevojat e mësimnxënies dhe mësimdhënies së gjuhës turke. Ky libër, përbëhet nga më shumë se 600 fjalë të shoqëruara me foto që i përkasin 24 temave të ndryshme të përcaktuara sipas “Tekstit të Sugjerimeve të Përbashkëta Evropiane për Gjuhët”.
Për të përshpejtuar periudhën e nxënies dhe për të lehtësuar të kuptuarit, fjalët janë paraqitur në përmbajtje të një kompozicioni në vend që të pasqyrohen secila me fotografi.
Është synuar që fjalët e paraqitura në tema të ndryshme të përvetësohen përmes aktiviteteve që gjenden në faqet pasardhëse.
Në pasqyrën e kreut të fundit të fjalorit, krahas emërtimit të temave dhe numrit të faqeve është pasqyruar edhe kuptimi ekuivalent i fjalëve në gjuhën angleze, ruse dhe arabe.
Duke u bazuar në përmbajtjen e veprës është përpiluar edhe një Libër-Z ku përfshihen regjistrime audio, fotografi, video dhe veprimtari të ndryshme.
Për shitje: 0 312 309 11 88 / 1059 |
Plotësues | Përmasa |
---|---|
“Mësoj Fjalë Përmes Fotografive” A1 - Njësi shembull | 2.21 MB |
Mësoj Turqishten Përmes Fotografive A1 - Libri-Z | 363.03 MB |