Kultura dhe Diplomacia

Kultura dhe Diplomacia

Yazıcı-dostu sürüm

PARATHËNIE

Instituti Yunus Emre, me hapjen e Qendrave Kulturore Turke në qytetet kryesore të botës, që nga viti 2009 zhvillon diplomacinë në kulturë, gjuhë dhe shkencë. Pa dyshim që prestigji kulturor i Turqisë i fituar ndër shekuj është udhëzues për aktivitetet e Institutit Yunus Emre.

Sot, pesëdhjetë e katër (54) Institute Yunus Emre (në Amerikë, Gjermani, Austri, Shqipëri, Azerbajxhan, Belgjikë, Bosnje Hercegovinë, Xhezair, Gjeorgji, Francë, Marok, Hollandë, Angli, Iran, Itali, Japoni, Mal të Zi, Kazakistan, Katar, Qipro Veriore, Kosovë, Libi, Hungari, Egjipt, Maqedoni, Malajzi, Moldavi, Pakistan, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Senegal, Somali, Sudan, Jordani dhe Ukrainë – me më shumë se një Institut në disa shtete) janë në përpjekje për krijimin e një imazhi pozitiv të Turqisë jashtë vendit duke përdorur mjetet e diplomacisë shkencore dhe kulturore.

Instituti Yunus Emre, i cili ka marrë përsipër përgjegjësinë e madhe për të rritur njohjen, besueshmërinë dhe reputacionin e Turqisë në arenën ndërkombëtare, vazhdon veprimtaritë e tij për rritjen e numrit të miqve të Turqisë dhe atyre që kanë marrëdhënie komunikimi me Turqinë. Një ndër detyrat tona kryesore është takimi me njerëzit e shquar të shkencës, artit, kulturës dhe arsimit në vendet ku zhvillojnë veprimtarinë qendrat tona kulturore dhe prezantimi i mundësive që ofron Turqia moderne. Ne e dimë se mundësia për të mbajtur të hapur kanalet e dialogut dhe bashkimit ndëretnik, ndërveprimi mes intelektualëve dhe krijimi i grupeve të përbashkëta të veprimtarive janë të mundur vetëm përmes punës shkencoro-kulturore.

Padyshim se të përcjellësh mundësitë shkencore dhe kulturore të Turqisë tek individë të shquar të shkencës dhe kulturës quhet një lëvizje e madhe diplomatike. Jemi të vetëdijshmë që kjo është e rëndësishme jo vetëm për Turqinë por për të gjithë shtetet me të cilat jemi në bashkëveprim.

Sot, Turqia, në botë posedon 228 përfaqësi jashtë vendit nga ku 134 Ambasada, 81 Konsullata, 12 përfaqësi të përhershme dhe një zyrë tregtare. Sigurisht që këto arritje janë të rëndësishme pas Ambasadorit të parë të Turqisë në Londër Yusuf Agâh Efendi.  Politika e jashtme proaktive e vendit tonë zbatohet falë ambasadorëve tanë të nderuar. Ky libër që keni në dorë përmban kujtime dhe përshtypje të ambasadorëve tanë që kanë qenë me detyrë në shtetet ku sot janë të hapur Institute Yunus Emre.

Ashtu siç do të kuptoni edhe nga shkrimet e teksteve me kujtime të ambasadorëve tanë që kanë qenë me detyrë në shtetet ku sot janë të hapur Institute Yunus Emre;   do të keni mundësi të gjeni përgjigjet e pyetjeve “çfarë është përjetuar gjatë themelimit, pas çfarë vështirësish kanë filluar aktivitetet, si ishte dje dhe si është sot?”

Falenderoj të gjithë ambasadorët tanë që kanë kontribuar me çdo lloj mbështetjeje që nga themelimi i Institutit Yunus Emre deri më sot, gjithashtu duke nisur nga Zëvendës Ministri ynë i nderuar Ümit Yardım, shpreh falenderimet e mia për Adnan Keçeci, Ahmet Yıldız, İnan Özyıldız, Kaan Esener, Mehmet Kemal Bozay, Oğuz Demiralp, Ömür Şölendil, Songül Ozan, Süphan Erkula dhe stafin e Ministrisë së Brendshme që kontribuan në shkrimin e këtij libri.

Prof. Dr. Şeref ATEŞ

Kryetar i Institutit

 

Kultura dhe Diplomacia

Instituti Yunus Emre

Botimet e Akademisë së Diplomacisë Kulturore

 

Botues: Prof. Dr. Şeref ATEŞ, Melih BARUT

Koordinator i përgjithshëm: Şenol Selçuk TURAN

Redaktimi: Fatmanur Samastı, Hümeyra Görmez Temren, Halil İbrahim Elsıkma

ISBN: 978-605-2097-06-9