​​​​​​​Instituti Junus Emre në Pejë realizoi programin përmbyllës të kurseve artistike për vitin 2017.

04/01/2018

Instituti Junus Emre në Pejë qysh nga viti 2012 e deri më sot shërben për realizimin e shume aktiviteteve kulturore dhe artistike. Instituti Junus Emre në Pejë përgjatë vitit 2017 realizoi aktivitete të ndryshme, disa  nga këto janë edhe kurset artistike si kursi i kitarës, klubi i fotografisë  dhe mbështetja e korit të gruas.

Më 28/12/2017 në Qendrën Rinore Peja u mbajt programi përmbyllës i kurseve artistike, në fjalimin e rasatit të pati z.Luan Sapunxhiu u shpreh kështu: “Institut Junus Emre pa ndonjë pagesë po realizon aktivitete të ndryshme. Këto kurse po ashtu po shërbejnë që të rinjtë tanë të kenë një profesion në të ardhmen. Unë posaçërisht pres se në të ardhmen në këto kurse do të ketë konkurrencë më të madhe”. Ndërsa moderatori i klubit të fotografisë Gentrim Shabani tha se fotografitë e realizuara do të flasin për punën tonë ku njëkohësisht e falënderoj Institutin për një mundësi të tillë.

Ndërsa shefja e Korit të Gruas në Pejë, zonja Nemide Begoll u shpreh kështu: “Instituti Junus Emre na ka mundësuar bashkëpunimin me koret e tjera të Kosovës ku me këtë rast kemi krijuar edhe ura bashkëpunime e njëra tjetrën. Nëpërmes Institutit ne kemi realizuar koncerte në vende të ndryshme dhe për këtë i shprehi falënderimet e mia.   

Gjatë dhurimit të certifikatave për pjesëmarrësit e kurseve, përfaqësuesi i Institutit Junus Emre në Pejë z. Erdem Hamaratı i uroj ata dhe shprehi falënderimet për Komunën e Pejës si dhe për organizatat e  institucionet tjera për bashkëpunimet e tyre. Ai njëherit tha se edhe në vitin e ardhshëm priten realizime të ngjashme në fushën e kulturës dhe të artit ku të rinjtë tanë do të kenë mundësin e avancimit të tyre.