FURKAN ÇALIŞKAN MORRI PJESË NË PROGRAMIM E LETËRSISË NË KOSOVË

30/05/2017

Këtë vit më 23 dhe 24 maj 2017 u mbajt edicioni i XV i Takimeve Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli. Në program morën pjesë poet dhe letrarë nga vende e shtete të ndryshme të botës. Programi dy ditorë i realizuar në vendlindjen e babait të poetit tonë kombëtar Mehmet Akif Ersoj është mbështetur edhe nga Instituti Junus Emre në Pejë.

Këtë edicion Instituti mundësoj pjesëmarrjen e poetit turk Furkan Çalışkan. Në programin dy ditorë poeti Çalışkan lexoj poezitë e tij i cili po ashtu pati rastin që në vendin Komunal të Komunës së Pejës të diskutoj në një tubim me poetët pjesëmarrës nga vendet e ndryshme si Franca, Amerika, Italija, Kroacia, Shqipëria e Greqia, me temën “Takimet letrare dhe rëndësia e tyre në diplomacinë kulturore”. Çalışkan tha se: me anë të letërsisë më së miri mund të shprehim ndjenjat e të vuajturit, të qeshurit, të nevrikosurit dhe të dashuruarit. Me të vërtetë kështu edhe mund të njohim njëri tjetrin. Ndërsa në bazë të dialogëve të krijuara në bazë të diplomacisë kulturore dhe respektit të krijuar përmes respektit dhe besimit krijohen strukturat e dhe ide të reja për motivim.  Në diskutimin e hapur për diplomacinë kulturore një poet Amerikan Bill Worlok tha se është shumë i emocionuar për pjesëmarrjen e Institutit Junus Emre në këtë aktivitet dhe tha se filozofia e Junus Emres është një filozofi e cila e përfshinë gjithë botën si dhe lexoj një katërvargësh nga poeti Junus Emre në gjuhën angleze.

Në kuadër të Takimet Letrare Ndërkombëtare Azem Shkreli përveç leximit të poezive u mbajtën edhe aktivitete tjera si promovim libri, çaste muzikore, valle folklorike si dhe u nda çmimi për poetin më të mirë të rijnë.