Fillon kursi i kitarës në Pejë

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Junus Emre në Pejë i cili organizon aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike, këtë herë për të rinjtë dhe fëmijët ka hapur kursin e kitarës. Pas interesimit të madh që i është bërë këtij kursi në hapjen e vitit të pare në 2015 është bërë kërkesa e të vazhduarit. Duke marr parasysh kërkesën e tillë Instituti Junus Emre në Pejë e rifilloi kursin e kitarës me kitaristin më të famshëm në Kosovë Luan Sapunxhiun.

Me 12 tetor 2016 në ceremoninë e hapjes se kursit me përjashtim të kursistëve tonë morën pjese edhe prindërit e tyre. Drejtori i Institutit Junus Emre në Prishtinë Dr. Mehmet Ülker në fjalimin e tij tha se në tri qendrat kulturore që veprojnë në Kosove dhe me organizimin e aktiviteteve të fushave të ndryshme të artit dhe kulturës bënë përpjekje për ta fuqizuar miqësinë Turqi-Kosovë.

Ndërsa udhëheqësi i kursit Luan Sapunxhiu u shpreh se realizimi i herës se dyte të kursit te kitarës në Institutin Junus Emre në Pejë do te jetë i dobishëm për kursistet e moshave të ndryshme që do të marrin pjesë në kurs.

Kursin e vijojnë 30 nxënës të ndarë në grupe të niveleve. Gjatë kursit do të mësohen edhe pjesë nga muzika turke.