Emocionet për certifikim në Institutin Junus Emre në Pejë

21/11/2017

U organizua ceremonia e certifikatave për kursistët e gjuhës turke në Institutin Junus Emre në Pejë.  Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë Znj. Kivilcim Kiliç, Koordinatori i shkollave Maarif ne Kosovë, Kryetari i Kuvendit të Komunës në Pejë, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Drejtori i Drejtoratit për Kulturë, Rini dhe Sport, ish Ministri i Shëndetësisë për Kosovë njëherit edhe kryetari i partisë SDK, drejtoresha e Bibliotekës Azem Shkreli në Pejë si dhe drejtoresha e Muzeut Etnologjik në Pejë.

Instituti i cili funksionon për pesë vite në qytetin e Kosovës në Pejë, përveç aktiviteteve kulturore dhe artistike organizon edhe kurse të gjuhës turke. Drejtori i Institutit Dr. Mehmet Ulker shpalosi misionin dhe aktivitet e Institutit Junus Emre në botë dhe në Kosovë ku edhe shtojë se interesi për gjuhën turke po rritet dita ditës. Ulker tregojë se këtë vit në Institutin e Prishtinës bëhet mësimi i pesë grupe të reja të  gjuhës turke si dhe të një grupi "në vendin e babait të poetit Mehmet Akifi" në Istog, pikërisht në shkollën që ndodhet në Shushicë e që mban edhe vet emrin e poetit. Po ashtu drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit z. Engelbert Zefaj deklaroi kontributin dhe mbështetjen e Institutit Junus Emre në Pejë për mbijetesën e artit tradicional dhe modern si dhe shtoi se me mësimin e gjuhës turke dhe me mësimin e degëve të ndryshme të artit po ndihmon rininë në fitimin e zanateve të ndryshme. Ambasadorja e Prishtinës znj. Kivilcim Kiliç tha se Instituti Junus Emre me shumë pika në vende të ndryshme të botës luan rol të rëndësishëm me organizmin e aktiviteteve të ndryshme në promovimin dhe përjetimin e kulturës Turke, ajo shtoi se instituti me mësimin e gjuhës bëhet shkak në krijimin e urave të përbashkëta.

Në program u është dhënë certifikata kursistëve që kanë përfunduar me sukses nivelin C1 A2 dhe A1. Më të suksesshmit morën certifikatat nga Znj. Kivilcim Kılıç. Entuziazmi i madh i atyre qe fituan të drejtën për certifikatave u pa edhe në sytë e pjesëmarrësve. Përveç kësaj Abi Iberdemaj dhe Edona Muhaxheri ndanë ndjenjat e tyre rreth gjuhës Turke dhe institutit Junus Emre. Abi Iberdemaj në fjalimin e tij tregojë se përveç mësimit të gjuhes turke Instituti Junus Emre ofron edhe aktivitete të ndryshme si ai i shkollës verore. Ai shprehi edhe aventurën e tij që kishte kaluar verën e kaluar në kampet verore të Antalias si pjesëmarrës i institutit Junus Emre. Abi tregon se në Antalia pati mundësinë të bisedojë edhe me Ministrin e Rinisë dhe Sportit në Turqi z. Osman Askin Bak, ku pas bisedimeve tregon se ministri i nderuar dërgojë përshëndetje për Institutin dhe Kosovën. Një nga momentet më të këndshme në ceremoni ishte edhe koncerti  muzikor me vepra në gjuhën turke dhe shqipe i organizuar nga një grup i kursistëve të institutit. Grupi muzikor që morri pëlqime të mëdha nga pjesëmarrësit këndojë ilahin e Junus Emres "Gel gör beni aşk neyledi".

Në fazën e dytë të ceremonisë së certifikatave, ne kuadër te projektik "Nga Mjeshtri te Nxënësi" kursistëve iu dhuruan veprat e tyre nga punimet Hat, Ebru dhe Tezhip. Përveç kësaj për nderë të 5 vjetorit të përkujtimit të institutit Junus Emre në kopshtin e saj u mbjellë një pemë bliri. Pas mbjelljes së pemës, në të cilën mori pjesë edhe vetë ambasadorja, të diplomuarit e parë vendosën emrat e tyre në librin e pemës. Kursistët që thonë se ndihen shumë të veçantë u shprehën me fjalët se nuk dinë se si ta falënderojnë institutin Junus Emre për këto ndjenja kaq të bukura që i'u dhuruan.