CEREMENIA E CERTIFIKATAVE NË YUNUS EMRE ENSTİTÜSÜ NË PEJË

Yazıcı-dostu sürüm

Kursi i kitarës që kishte filluar më 21 tetor të vitit 2015 përfundoj me datën 16 mars të këtij viti. Kursi i udhëhequr nga kitaristi i mirënjohur Kosovar Luan Sapunxhiu zgjoj interesimin e fëmijëve dhe të rinjve pejanë për instrumentin e kitarës. Kursistët të cilët përfunduar me sukses kursin iu ndan edhe certifikata pjesëmarrje në ceremoninë e mbajtur me 23 mars 2016.

Në program përgjegjësi administrativ i Yunus Emre Enstitüsü Erdem Hamaratlı tregoj për punën tre vjeçare të Yunus Emre Enstitüsü, ku përveç kurseve të Gjuhës Turke organizohen edhe shume aktivitete të sferave tjera artistike e kulturore. Ndër tjerash ai bëri të ditur se kursi i kitarës do të vazhdoj përsëri nga muaji tetor i vitit 2016 si dhe njoftoj të pranishmit se në muajin prill do të hapet edhe kursi i fotografisë.

            Në programin e certifikimit nxënsit patën rastin të tregojnë aftësitë e tyre, përpara prindërve të tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në program. Për mysafirët prezent Luan Sapunxhiu luajti në kitarën e tij këngën “Üsküdara Gider İken”. Programi përfundoj me një fotografi të përbashkët.